Arrestohet presidenti i Benficas

Futboll

Arrestohet presidenti i Benficas

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 20:31
Arrestohet presidenti i Benficas

Presidenti i Benficës, Luis Filipe Vieira ka rënë në prangat e policisë portugeze, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale të mashtrimit, evazionit fiskal dhe pastrimit të parave, së bashku me mikun e tij, sipërmarrësin Jose Antonio Dos Santos.

Ky arrestim ka vënë menjëherë në lëvizje këshillin drejtues të klubit të mirënjohur portugez, që do të mblidhet sonte me urgjencë për të diskutuar për situatën.

Një nga opsionet është që i gjithë këshilli drejtues, i votuar në tetorin e vitit të kaluar, të japë dorëheqjen në bllok, ndërsa opsioni tjetër që po diskutohet, është ai i gjetjes së një presidenti tjetër përkohësisht, në pritje të sqarimit të situatës me Vieira.

Arrestimi i këtij të fundit vjen në një moment mjaft të rëndësishëm merkatoje, ku klubi i Benficës ishte i përfshirë në bisedime për të afruar disa futbollistë të njohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat