Anglezët vazhdojnë të ëndërrojnë

Futboll

Anglezët vazhdojnë të ëndërrojnë

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 12:54
Anglezët vazhdojnë të ëndërrojnë

Tashmë është bërë në modë nisja e peticioneve online ku kërkohet riluajtja e ndeshjeve dhe nuk kishte si të ndodhte as me Angli-Itali.

Orët e fundit ka një përhapje masive të thirrjeve, kërkesave apo nismave për të riluajtur finalen e Kampionatit Europian.

Tifozët anglezë janë rikthyer në sulm për të rindezur shpresat e “It’s coming home”, duke grumbulluar në pak orë mbi 53 mijë firma.

Arbitrin Kuipers e cilësojnë si përgjegjës, pasi nuk nxorri me karton të kuq Chiellinin në faullin ndaj Saka, të cilin e mbajti nga fanella.

Tifozët pretendojnë se kartoni i kuq në minutën e 96’ do të ndryshonte fatin e ndeshjes. Po duket të kuptojmë se shanset janë zero që ndeshja të riluhet,  ashtu siç ndodhi edhe me ndeshjen Zvicër-Francë, ku u mblodhën mbi 200 mijë firma.

Kampione mbetet Italia deri në Europianin e ardhshëm. Ajo synon të pushtojë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat