​Çfarë po ndodh me Ronaldon? Kështu i përgjigjet Nedved një tifozi të Juventusit

Futboll

​Çfarë po ndodh me Ronaldon? Kështu i përgjigjet Nedved një tifozi të Juventusit

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 11:57
Nedved dhe Ronaldo

Juventusi është grumbulluar sot për herë të parë për t’i filluar përgatitjet për sezonin e ri 2021/22.

“Zonja e Vjetër” do të drejtohet nga trajneri Maximiliano Allegri në edicion e ri pasi ai bëri një rikthim në “Allianz Arena” pas largimit të Andrea Pirlos.

Së bashku me trajnerin, në qendrën stërvitorë të bardhezinjëve arriti edhe drejtori Pavel Nedved i cili derisa po hynte në qendrën stërvitore u pyet nga një tifoz se ku është dhe çfarë po ndodh me Cristiano Ronaldon.

"Ronaldo? Ai po vjen, po vjen", tha shkurtimisht Nedved.

Ndryshe, Ronaldo i cili ishte pjesë e Kampionatit Evropian Euro 2020 me Portugalinë është lidhur me një largim nga Juventusi dhe për shërbimet e tij interesim kanë shprehur Manchester United dhe PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat