Marota: Sot e bëmë ne

Futboll

Marota: Sot e bëmë ne

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 11:29
Marota: Sot e bëmë ne

Gjatë prezantimit të kalendarit të sezonit të ri të Serisë A, administratori i deleguar i Interit, Bepe Marota komentoi afrimin e Hakan Çalhanoglusë nga Milani ku deklaroi se nuk ishte një goditje ndaj tyre, por ai tha se nëse sot e bëmë ne nesër mund ta bëjnë dhe ato me një lojtar pa kontratë me ne:

“Ishte një mundësi merkatoje, sigurisht nuk i bëmë një goditje prapa shpine Milanit.

Sot e bëra unë këtë blerje me parametra zero nesër mund t’i takojë atyre të na marrin një lojtar tek ne që mund të jetë pa kontratë.

Kemi lojtarë që janë në skadencë kontrate dhe situata aktuale e futbollit nuk na lejon që të bëjmë hapa pas.”, përfundoi Marota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat