Vialli bën homazhe në Shenjtëroren e Madonnas

Futboll

Vialli bën homazhe në Shenjtëroren e Madonnas

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 12:34
Vialli bën homazhe në Shenjtëroren e Madonnas

Vialli bën homazhe në Shenjtëroren e Madonnas!

“Është koha e mirënjohjes”. Gianluca Vialli e feston kështu titullin europian të fituar nga Italia në “Wembley”, kundër Anglisë, dy të diela më pare, me një pelegrinazh në Shenjtëroren e Bekuar të Shpresës , në Grumello, në provincën e Kremones së tij.

Kreu i delegacionit të ekipit kombëtar në “Euro 2020” dhe “vëllai i vogël” i trajnerit, siç përcaktohet nga vetë Mancini, u rishfaq me një postim në Instagram, në fund të vizitës së tij religjioze të së dielës.

Vialli kishte qëndruar në Londër, ku jeton, pas finales së fituar me penallti, duke anashkaluar festimet në kryeqytetin Italian. Ai mungoi edhe në takimet me presidentin dhe kryeministrin italian, më pas edhe në paradën mbi autobusin e hapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat