Diçka nuk po i shkon

Futboll

Diçka nuk po i shkon

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 11:47
Diçka nuk po i shkon

Edhe ndeshja e fundit miqësore e Bajernit të Mynihut përfundoi me humbje.

Napoli mposhti me rezultatin e thellë 3-0 skuadrën gjermane, e cila luajti vetëm 45 minutat e para për t’iu nënshtruar më pas plotësisht miqve. Tabela e rezultateve në këto katër javët e para të Nagelsmanit me Bajernin tregojnë për tri humbje dhe një barazim.

Gazetari i “Bild” pyeti trajnerin 33-vjeçar të kampionëve nëse kishte frikë nga një nisje e gabuar në javën e parë të kampionatit ndaj Gladbahut, përgjigjja ishte: “Jo, nuk kam asnjë merak për startin e kampionatit. Ndaj Napolit pashë një skuadër ndryshe nga herët e kaluara dhe kjo më jep besim se për disa ditë do të jemi plotësisht gati.

Asnjë skuadër nuk është në 100% e saj në këtë fazë”. Gjithsesi, në fytyrën e tij meraku është i dukshëm kjo dhe pas vërshëllimave të shumta në marra në “Allianz Arena” në ndeshjen e fundit. Deri tani Nagelsmani ka stërvitur vetëm lojtarë

jo të formacionit duke u detyruar të punojë me talentet. Dje skuadra u kompletua plotësisht pas ardhjes së Manuel Nojerit dhe Joshua Kimishit. Të premten Bajerni do të luajë ndeshjen e parë zyrtare për Kupën e Gjermanisë ndaj amatorëve të Bremen SV. Një eliminim do të ishte me siguri diçka e turpshme për skuadrën kampione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat