Refuzohet kërkesa e Koemanit

Futboll

Refuzohet kërkesa e Koemanit

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 12:55
Refuzohet kërkesa e Koemanit

Rei Manaj ka shkëlqyer në fazën përgatitore me Barcelonën duke arritur që të shënojë 4 gola. Por a do të mbetet sulmuesi shqiptar si pjesë e ekipit të parë? Shanset janë duke u rritur nga dita në ditë.

Me Agueron që nis me historinë e vjetër të dëmtimit pa debutuar ende, Koeman ka kërkuar nga drejtuesit një sulmues tjetër.

Sipas gazetarit të “Diario Sport” është refuzuar kërkesa e trajnerit nga katalanasit.

Nëse Koeman dëshiron përmbushjen e kërkesës, do të vijë vetëm në rastin se Braithwate do të shitet për një çmim të mirë. Kjo mund t’i hap rrugën Rei Manajt për të pasur hapësirën e tij te Barcelona e Koeman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat