Casillas nuk e kursen vetën përballë flakëve

Futboll

Casillas nuk e kursen vetën përballë flakëve

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 12:59
Casillas nuk e kursen vetën përballë flakëve

Navalacruz, qytezë në Spanjë, i njohur së fundmi edhe për zjarret që e kanë kapluar, por kanë filluar të jetë nën kontroll edhe pse deri tani janë shkatërruar më shumë se 15,000 hektarë, e ku në ndihmë për shuarjen e zjarreve iu doli edhe Iker Casillas, portieri historik i Real Madrid, që ka prejardhje nga ky vend.

Siç dihet, qindra njerëz janë dashur të evakuohen nga lokalitetet e kësaj zone të Sierra de Gredos, pasi zjarri është klasifikuar si “më i keqi i vitit”, dhe megjithëse ka filluar të stabilizohet, nuk mund ende konsiderohen i kontrolluar.

Iker Casillas nuk ka qëndruar duarkryq, por ka udhëtuar tek vendi i tij për të ndihmuar bashkatdhetarët, duke bashkëpunuar me zjarrfikësit dhe anëtarët e Njësisë së Urgjencës Ushtarake në luftën kundër zjarrit, transmeton Telegrafi.

Përmes rrjeteve të tij sociale, portieri, ka shkruar për punën heroike të njerëzve që ishin më të në vijën e parë.

“Me forcë kundër flakëve, pa frikë për të ndihmuar dhe punuar së bashku!”, ka shkruar Casilla në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat