Të japë një sinjal

Futboll

Të japë një sinjal

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 11:57
Të japë një sinjal

Juventusi debuton sot në Serie A kundër Udinese, por në shtëpinë bardhezi janë ende disa “nyje” për t’u zgjidhur, duke filluar nga pozicioni i Cristiano Ronaldos. Për këtë temë duket se ka ide të qarta Fabio Capello, i cili, i intervistuar nga “La Gazzetta dello Sport” dikton linjën:

“Ne trajnerët duhet të flasim qartë me lojtarët, t’ju tregojmë se ku jemi dhe ku po shkojmë. Qartësi me të gjithë, që nga më i riu deri te kampionët. A mund të trajtohet Ronaldo si Ranocchia? Sigurisht, gjëja e rëndësishme është që Ronaldo të sillet si Ranocchia. Guximi për të vepruar me të gjithë në të njëjtën mënyrë, kjo të bën të respektuar”.

Pastaj Dybala, gjithashtu përfundon në “skanerin” eCapello. Cilësitë teknike të argjentinasit nuk diskutohen, por fryma e sakrificës: “Ai ka gjithçka për të qenë kampion, por unë them një gjë. Shikoni Insigne: ai ishte i mirë me topin, pastaj dikush i tha se edhe duhet të vraposh. Dhe ai vrapoi për shokët e tij të skuadrës. Dybala duhet të japë pak më shumë në aspektin dinamik.

Duhet të japë një sinjal”.

Së fundi, Capello jep emrin e lojtarit, nga i cili pret një ndryshim të ritmit në krahasim me sezonin e kaluar: “De Ligt. Do të doja ta rishikoja lidershipin që ai kishte tek Ajax. Nuk kemi parë shumë nga kjo anë e tij te Juve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat