Kjo është gjendja e futbollistit

Futboll

Kjo është gjendja e futbollistit

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 13:51
Kjo është gjendja e futbollistit

Lojtari i Besiktas, Fabrice Nsakala gjatë ndeshjes së mbrëmshme pësoi kolaps dhe u rrëzua pa ndjenja në fushë.

Stafet mjekësore hynë menjëherë në fushë dhe lojtari u dërgua me urgjencë në spitalin më të afërt dhe për fat të mirë gjendja e tij u përmirësua.

Konfirmimi erdhi edhe nga Besiktas, klub i cili përditësonte vazhdimisht kushtet shëndetësore të futbollistit të vet, shkruan Insporti.

Për fat të mirë, pas disa orësh frike, ishte vetë Fabrice Nsakala ai që “foli” për shëndetin e tij duke postuar një fotografi në Twitter, që e portretizonte duke buzëqeshur në shtratin e spitalit, ku po i kryhen të gjitha kontrollet e nevojshme mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat