Arapi: Po ambientohem me rolin e ri

Futboll

Arapi: Po ambientohem me rolin e ri

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 18:54
Arapi: Po ambientohem me rolin e ri

Kapiteni që ngriti titullin kampion te Teuta para pak muajsh, Renato Arapi vendosi të varë këpucët në gozhdë dhe tani vjen me një tjetër rol, atë të drejtorit teknik të klubit durrsak, një pozicion i ri për të, megjithatë në intervistën për Supersport, pranon se të ardhmen e sheh në fushën e trajningut.

Si po të duket pozicioni i ri, duke qenë se vetëm para pak muajsh ngritët trofeun që solli Teutën në këtë finale Superkupe?

Jam akoma në fazë përshtatjeje, pasi unë kam akoma lidhje shumë të forta me ata djem që do të zbresin në fushë. Shumë prej tyre janë lojtarë me eksperiencë dhe e kuptojnë një situatë të tillë, ndaj është më e lehtë edhe për mua.

Pse nuk zgjodhët rrugën e trajningut?
Është ende herët, pasi unë jam në fazën e marrjes së kurseve përkatëse dhe besoj që edhe unë do të vijoj drejt asaj rruge në të ardhmen. Kjo është një fazë njohjeje edhe me rolin që mund të më presë në vitet e ardhshme. Jeta ime ka qenë e lidhur me futbollin dhe vetëm në fushë mund të bëjmë më të mirën tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat