Shkupi ia beson detyrën e trajnerit Agushit

Futboll

Shkupi ia beson detyrën e trajnerit Agushit

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 13:57
Shkupi ia beson detyrën e trajnerit Agushit

Futsal Shkupi, kampioni i disafishtë i Maqedonisë në futsall, dëshiron që titullin kampion ta rikthej sërish në Çair. Për këtë arsye kryesia e klubit detyrën e trajnerit ia ka besuar futsallistit me përvojë Ferid Agushi nga Kumanova. Mbi 220 ndeshje ndërkombëtare dhe 100 ndeshje në fanellën e reprezentacionit të Maqedonisë në futsall ishin të mjaftueshme që atij ti besohet një detyrë me përgjegjësi.

“Për mua kjo është një sfidë e re në karrierë. Besoj se me një përkushtim maksimal dhe me punë do ti arrijmë qëllimet e caktuara.

Kam filluar që nga trajner me renome europian, botërore dhe Amerika Latine të ndjek seminare për trajner të kategorisë A, B, si dhe Pro licencë. Në emër të Futsal Shkupit dhe në emrin tim e falënderojmë trajnerin e trofeshëm Zoran Lekic, i cili misionin e tij me Futsal Shkupin e përmbylli me shumë suksese dhe tituj”, deklaroi në fillim Agushi.

“Do të jemi një ekip profesional në gjitha aspektet, do të mundohemi të luajmë futsal që e luajnë ekipet me renome. Do të fillojm gradualisht në cdo aspekt, dhe ta kthejmë titullin në Shkup përmes fushës, e jo në tavolinë”, shtoi ai.

“Përgatitjen janë planifikuar që të nisin prej javës së ardhshme ndërsa kampionati fillon me 2 tetor”, bëri me dije Agushi.

Fustal Shkupi sezonin e kaluar në rrethana të cuditshme e humbi titullin kampion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat