Anësori i Juventusit gjobitet pasi kishte punonjës pa dokumente në resortin e tij

Futboll

Anësori i Juventusit gjobitet pasi kishte punonjës pa dokumente në resortin e tij

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 22:11
Federico Bernardeschi

Anësori i Juventusit, Federico Bernardeschi, është dënuar me një gjobë të rëndë pasi policia lokale gjeti11 punëtorë ilegalë në resortin e tij në plazhin Marina di Carrara.

Ylli i Bianconerëve i është dhënë një gjobë prej mbi 40 mijë eurosh dhe aktiviteti është pezulluar për krijimin e ndejave.

Bernardeschi është pronar i ndërmarrjes dhe policia gjeti 11 punëtorë ilegalë gjatë një prej festivaleve këtë verë.

Inspektorët lokalë gjetën 16 punëtorë në vend, nga të cilët vetëm pesë kishin një kontratë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat