Bylbyl Sokoli: Kosova është në momentin e mirë, Greqia nuk është favorite  

Futboll

Bylbyl Sokoli: Kosova është në momentin e mirë, Greqia nuk është favorite  

Nga: Kemajl Goca Më: 4 shtator 2021 Në ora: 15:06
Bylbyl Sokoli: Kosova është në momentin e mirë, Greqia nuk është favorite  

Me padurim pritet ballafaqimi mes Kombëtares së Kosovës dhe Greqisë, e cila zhvillohet nesër në orën 20.45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Greqia nuk është një kundërshtar i panjohur për Dardanët, me të cilën dy herë janë takuar deri me sot.   

Në vitin e kaluar, Kosova dy herë u ballafaqua me Greqinë në kuadër të Ligës së Kombeve, me 6 shtator në Prishtinë pësoi humbje me rezultat 1:2, dhe si mysafirë me 10 tetor u nda baras (0:0).

Të enjten që e lamë pas, Kosova kthehet me tre pikë të mëdha nga Batumi, duke i shkaktuar humbje me rezultat 1:0 Gjeorgjisë.

Ish selektori i Kombëtares së Kosovës, prof. Bylbyl Sokoli, tha se Kosova kësaj radhe është favorite ndaj grekëve. 

“Unë mendoj që Kosova në ndeshjen kundër Greqisë duhet të kërkojë rezultat pozitiv. 

Ekipi ka përbërje mjaft të fuqishme për të kërkuar rezultat pozitiv. 

Kosova është në momentin e mirë pas fitores dhe këtë moment duhet më e shfrytëzuar, në anën tjetër përball ka një kundërshtar shumë të fortë.

Nuk mund të them se Greqia është favorit si herave të tjera, megjithatë Kosova është favorit dhe kemi një përbërje të mirë”, tha prof. Sokoli për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Pas xhiros së katërt të Grupit B të garës kualifikuese për Kampionatin Botëror – Katari 2022, Kosova renditet në vend të tretë me 3 pikë, ka një më shumë se grekët që gjendet një pozitë më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat