Kroacia fiton me rezultat minimal, Danimarka me një këmbë në Katar

Futboll

Kroacia fiton me rezultat minimal, Danimarka me një këmbë në Katar

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 23:02
Kroacia fiton me rezultat minimal, Danimarka me një këmbë në Katar

Mjaft interesante janë llogaritë edhe në grupin H, ku Kroacia fitoi me rezultatin minimal 0:1 në sfidën direkte ndaj Sllovakisë dhe iu bashkëngjit Rusisë në krye me 10 pikë.

Një gol i mesfushorit të Interit, Marselo Brozoviç vendosi sfidën në Bratislavë, ndërsa vendasit mbeten shumë mbrapa në betejën për një vend në Katar 2022.

Bën detyrën Danimarka në Grupin F, që triumfoi me rezultatin minimal 0:1 në transfertën ndaj Ishujve Faroe dhe tashmë kryeson me 15 pikë të plota, duke prekur kualifikimin për në Kupën e Botës Katar 2022.

Po në këtë grup, Izraeli triumfoi me rezultatin 5-2 ndaj Austrisë dhe nxori këta të fundit nga gara për një vend në Botëror, teksa vetë do të duelojnë deri në fund me Skocinë për vendin e dytë, duke qenë se britanikët fituan 1-0 ndaj Moldavisë dhe u ngjitën në kuotën e 8 pikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat