Lopetegui tregon pse Kounde nuk iu bashkua Chelseat

Futboll

Lopetegui tregon pse Kounde nuk iu bashkua Chelseat

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 12:21
Jules Kounde

Skuadra e Sevillas nuk e lejoi yllin e tyre, Jules Kounde që t’i bashkohej ekipit londinez në merkaton verore, pavarësisht insistimit nga klubi londinez dhe lojtari.

Sevilla refuzoi një ofertë nga Chelsea e cila ishte në regjionin e 55 milion eurove, mirëpo skuadra ‘andaluziane’ kërkonte të paguhej klauzola e lojtarit e cila ishte mbi 70 milion euro.

Trajneri i Sevillas, Julen Lopetegui ka theksuar se mbrojtësi nuk i’u bashkua Chelseas pasi bordi i klubit vendosi që kjo të ishte gjëja e duhur, bazuar në ofertat e pranuara.

“Koundé nuk iu bashkua Chelseat sepse bordi ynë i Sevilla vendosi që ishte gjëja e duhur për të bërë, bazuar në vlerën e ofertave. Për mua është pozitive, ai do të performojë përsëri në nivelin më të lartë”, theksoi trajner spanjoll në një deklaratë për ‘Diario de Sevilla’.

Raportohet se klubi londinez mund të rikthehet për mbrojtësin e ri francez në afatin kalimtar të janarit, pasi edhe lojtari ndjehet i frustruar që klubi aktual i tij nuk e lejoi t’i bashkohej Chelseas dhe kësisoj do të detyrojë klubin që të arrijnë një marrëveshje dy klubet.

Skuadra e Chelseas kompletoi dy trasnferime gjatë verës, sulmuesin Romelu Lukaku nga Inter për 115 milion euro, gjersa ditën e fundit të merkatos siguruan shërbimet e mesfushorit Saul nga Atletico Madrid në formë huazimi, me opsion të blerjes në fund të sezoni për 40 milion euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat