Arsenal refuzoi ofertën e Galatasaray për Elnenyn

Futboll

Arsenal refuzoi ofertën e Galatasaray për Elnenyn

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 22:55
Mohamed Elneny dhe Lacazett

Arsenal thuhet se ka refuzuar një ofertë nga Galatasaray për mesfushorin Mohamed Elneny.

Egjiptiani nuk ka arritur të gjejë vendin në formacionin e Arsenalit, por klubet turke ende mund të nënshkruajnë deri nesër.

Sipas Football.London, “Topçinjtë” kanë refuzuar ofertën e Elnenyt, por mesfushori ende mund të largohet nga skuadra nëse arrin ndonjë ofertë më e mirë.

Elneny nuk ka të ardhme te Arsenal, pavarësisht që bëri 41 paraqitje nën urdhrat e Artetas në të gjitha garat, por ka hyrë në vitin e fundit të kontratës.

29-vjeçari pësoi lëndim me Kombëtaren, derisa mund të jetë gati për ndeshjen ndaj Norwichit, ngase Granit Xhaka është i suspenduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat