Pas skandalit të madh, FIFA hap proces disiplinor për ndeshjen Brazil - Argjentinë

Futboll

Pas skandalit të madh, FIFA hap proces disiplinor për ndeshjen Brazil - Argjentinë

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 18:07
Foto Reuters

FIFA ka hapur proces disiplinor për ndeshjen kualifikuese të së dielës Brazil-Argjentinë e cila u braktis pas 7 minutash lojë.

Autoritetet shëndetësore braziliane pushtuan fushën për të ndaluar lojën pasi akuzuan katër lojtarë të Argjentinës për shkelje të rregullave të karantinës.

Portieri i Aston Vilas, Emiliano Martinez dhe dyshja e Totenhemit Hotspur, Kristian Romero dhe Xhovani Lo Celso ishin në fushë, dhe sipas autoriteteve duhet të ishin në karantinë pasi kishin udhëtuar nga Anglia. Gjithashtu me ta është fajtor dhe Emiliano Buendia që po e ndiqte takimin nga tribuna. Me anë të një deklarate FIFA ka paralajmëruar të dyja kombëtaret për hapjen e hetimit duke shpjeguar ndër të tjera se në ditët në vijim do të ketë një vendim.

“Pas analizës së raporteve zyrtare të ndeshjeve që lidhen me ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botësmidis Brazilit dhe Argjentinës, FIFA mund të konfirmojë që janë hapur procedura disiplinore që përfshijnë të dyja kombëtaret.

Të dy skuadrave iu kërkua të japin informacione të mëtejshme mbi faktet që çuan në pezullimin e ndeshjes, të cilat do të mblidhen dhe më pas do të shqyrtohen tërësisht nga Komiteti Disiplinor i FIFA -s”, shkruhet në deklaratën e FIFA-s.

Ligji në Brazil  bën me dije udhëtarëve që kanë qenë në Mbretërinë e Bashkuar, Afrikën e Jugut ose Indi gjatë 14 ditëve të mëparshme u ndalohet hyrja në vend nëse nuk janë shtetas brazilianë ose kanë leje qëndrimi.

Policia Federale e Brazilit tha të hënën se kishte hapur një hetim zyrtar mbi veprimet e lojtarëve argjentinas të cilët u dëbuan pasi kishin bërë deklarata të rreme për vendndodhjen e tyre të mëparshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat