Bardhi do të mungojë për një kohë!?

Futboll

Bardhi do të mungojë për një kohë!?

Nga: K.G. Më: 10 shtator 2021 Në ora: 15:12
Bardhi do të mungojë për një kohë!?

Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, pritet të mungojë për një kohë në fanellën e Levantes.

Ky informacion u konfirmua nga klubi i tij, Levante, e cila deklaroi se futbollisti do të kalojë ende një sërë ekzaminimesh mjekësore që do të përcaktojnë dëmtimin dhe kohën e nevojshme për rehabilitimin e tij.

“Lojtari Enis Bardhi pësoi një dëmtim të tendinës në kofshën e tij të djathtë.

Lojtari u dëmtua në ndeshjen e fundit të luajtur me kombëtaren maqedonase kundër Rumanisë. 

Në këtë pikë nuk është e mundur të përcaktohet koha e mungesës, kështu që lojtari së shpejti do t'i nënshtrohet ekzaminimeve të tjera mjekësore për të vlerësuar evolucionin e tij", thuhet në një deklaratë të klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat