Nuhiu: Realisht sot pamë një ndeshje të luftuar nga të dy skuadrat

Futboll

Nuhiu: Realisht sot pamë një ndeshje të luftuar nga të dy skuadrat

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 17:52
Nuhiu: Realisht sot pamë një ndeshje të luftuar nga të dy skuadrat

Përkundër se ishin në avantazh, Drita u mposht në fund me rezultat 2:1.

Pas takimit, trajneri Ardian Nuhiu është prononcuar për media.

“Realisht sot pamë një ndeshje të luftuar nga të dy skuadrat. Pjesa e parë ishte më e mirë për ne, u munduam që të fitojmë ndeshjen kur Dukagjini mbeti me një lojtar më pak”.

“Në momentin që e kërkon golin me çdo kusht, mund të bëjmë ndonjë gabim në mbrojtje – dhe një gjë e tillë ndodhi”.

“Nuk do të bëjmë numrime e kalkulime në fillim të kampionatit. Duhet të shohim përpara, kampionati është i gjatë. Ne duhet të ulim kokën dhe të punojmë”.

“Nuk diskutohet që duhet të mobiliziohemi për takimin ndaj Prishtinës, duhet të jemi bashkë si asnjëherë më parë. Duhet të analizojmë kundërshtarin e radhës që të kthehemi te fitorja”, ka thënë trajneri për Art Sport pas takimit, shkruan Gazeta Olle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat