Bergamo në heshtje, Milani shumë i fortë

Futboll

Bergamo në heshtje, Milani shumë i fortë

Nga: K.Goca Më: 3 tetor 2021 Në ora: 22:36
Bergamo në heshtje, Milani shumë i fortë

Milani është shumë i fortë për Atalantën në Bergamo. 

Rossonerët e kanë shumë seriozisht luftë për titullin e kampionit, të cilët sonte shënuan fitore me rezultat 3:2 ndaj Atalantës. 

Reprezentuesi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, u paraqit titullar për skuadrën nga Bergamo por nuk e kishin mbrëmjen e tyre.

Futbollistët Calabria (1'), Tonali (43') e Leao (78') shënuan për fitoren e Milanit dhe Zapata shënon nga penalltia në minutën e 85-të e Pashaliç në atë të 90+4 për Atalantën. 

Pas javës së shtatë në Serie A, Napoli kryeson me 21 pikë, duke lënë pas Milanin me 19, Interin 17, Romën 15 e Atalanta zë vendin e 8-të me 11 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat