Të pavaksinuarit paguajnë vetë tamponët!

Futboll

Të pavaksinuarit paguajnë vetë tamponët!

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 13:13
Të pavaksinuarit paguajnë vetë tamponët!

Hertha e Berlinit ka vendosur, që tani e tutje të gjithë lojtarët që nuk kanë pranuar të vaksinohen, do t’i paguajnë vetë tamponët e testeve.

Bëhet fjalë për një shpenzim prej diçka më tepër se 1600 euro në muaj për çdo futbollist. Ky është një moment në të cilin në Gjermani shumë klube po studiojnë mundësinë për t’i ndaluar hyrjen në stadiume atyre që nuk janë vaksinuar, apo që nuk e kanë kaluar prej pak kohësh Covid-in.

Gjatë këtyre muajve, Hertha, ashtu si gjithë klubet e tjera ka marë përsipër të paguajnë shpenzimet për testet PCR, (70 euro për çdo tampon), që sipas rregullores së Federatës Gjermane, janë të nevojshëm për të autorizuar zbritjen e futbollistëve në fushë. Por tani klubi gjerman ndryshon strategji, 90 përqind e futbollistëve të federuar janë të vaksinuar, ndërsa për të tjerët klubi nuk do të paguajë shpenzimet e testeve.

Është ky lajmi që bëhet i ditur nga disa media të ndryshme gjermane. Çdo skuadër, për të respektuar kërkesën e Federatës, duhet të kontrollojë çdo lojtar të paktën dy herë në javë. Hertha ka bërë shumë më tepër duke kryer 6 tamponë çdo javë për secilin prej individëve të grupit.

Duke marë në konsideratë koston prej 70 eurosh për tampon, shuma e përmuajshme për çdo futbollist shkon 420 euro në javë, pra rreth 1680 euro në muaj. Fredi Bobic, drejtor teknik i Herthas, nuk deshi t’i komentojë lajmet, duke u shprehur vetëm se “90% e lojtarëve janë të vaksinuar, pa detyruar askënd që ta bëjë”.

Tani për pjesën tjetër vjen vendimi se duhet t’i paguajnë vetë tamponët, secili ka të drejtë të bëjë zgjedhjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat