Sergi Roberto: Së shpejti do të zgjas kontratën me Barcën

Futboll

Sergi Roberto: Së shpejti do të zgjas kontratën me Barcën

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 22:18
Sergi Roberto

Sergi Roberto ka konfirmuar se ai së shpejti do të rinovojë kontratën e tij me Barcelonën.

Spanjolli në një intervistë për ‘Sport’, ka theksuar se ai është optimist rreth zgjatjes së kontratës pasi që tashmë edhe presidenti ka folur për këtë gjë.

“Mendoj se së shpejti do ta zgjas kontratën time me Barcelonën. Unë jam optimist dhe i sigurt. Unë mendoj se do të bëhet, pasi presidenti ka folur tashmë për këtë”, është shprehur 29-vjeçari.

Spanjolli ka regjistruar 312 parqitje, duke realizuar 12 gola e dhurar 37 asistime për Barcelonën, sipas ‘Transfermarkt’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat