Replika e Memellit

Futboll

Replika e Memellit

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 17:28
Replika e Memellit

Trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli, shprehu keqardhjen për humbjen ndaj Kastriotit. Ai kritikoi drejtpërdrejt në

“Gol pas Goli” Elvi Berishën, që nuk tregoi formën e tij më të mirë ndaj krutanëve.

Në fund të intervistës, Memelli iu drejtua panelit të “Gol pas Goli” duke siguruar se skuadra e tij nuk do të bjerë nga kategoria.

“Topin e kishim në zotërim, bëmë mirë deri tek 1/3 e kundërshtarit, por nuk ishim konkretë. Donim të fillonim nga poshtë me Rexhepin, por nuk funksionoi.

Deri në momentin e golit të Kastriotit gjithçka ishte nën kontroll. Në ndeshje si këto skuadra që shënon e para ka avantazh, pati dhe ndalesa në lojë…

Elvi ishte inekzistent në lojën e tij sot, në të dyja fazat, do të bisedoj me të. Të jeni të sigurt që Skënderbeu nuk bie nga kategoria”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat