Edon Zhegrova ashtu si di, shpërthen me gol në Evropë

Futboll

Edon Zhegrova ashtu si di, shpërthen me gol në Evropë

Nga: Kemajl Goca Më: 21 tetor 2021 Në ora: 22:50
Edon Zhegrova ashtu si di, shpërthen me gol në Evropë

Edon Zhegrova ashtu si di, shpërthen me gol në Evropë!

Pajtim Kasami dhe Edon Zhegrova u paraqitën titullarë për Baselin.

Skuadra nga Zvicra ngadhënjeu me rezultat 3:1 ndaj Omonisë nga Qipro, në ndeshjen e xhiros së tretë të Grupit H të Conference League. 

Futbollisti Pajtim Kasami asistoi në golin e parë, i cili u shënua nga Millar në minutën e 5-të. 

Golin tjetër e realizoi Arthur në minutën e 41-të. 

Për Omonian shënon Gomez në minutën e 27-të.

Në pjesën e dytë, lojë shumë e mirë dhe Edon Zhegrova shënon në minutën e 88-të për fitoren 3:1. Zhegrova u zëvendësua në minutën e 90+2.

Basel kryeson me 7 pikë, pason Qarabag 7, Almaty 1 dhe Omonia 1 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat