Një autogol, një penallti e humbur në derbin Milan - Inter!

Futboll

Një autogol, një penallti e humbur në derbin Milan - Inter!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 22:42
Një autogol, një penallti e humbur në derbin Milan - Inter!

Milan - Inter, derbi i rivalëve të përbetuar e të përjetshëm, nuk ka fitues, 1:1.

Skuadra të një qyteti e që luajnë në një stadium, luftuan deri në frymën e fundit, por nuk arritën asnjëra që të dalin me tre pikë.

Dy penallti, një e parealizuar, një autogol, ishte bukuri e këtij derbi të madh në qytetin e modës.

Në minutën e 11-të, Calhanoglu ishte i saktë nga penalltia, 0:1 për kampionin në fuqi. 

Nuk vonoi  as 6 minuta, shpërthen stadiumi në festë, nga tifozët e Milanit. 

Futbollisti i Interit, de Vrij, duke tentuar të shmang rrezikun, shënon me kokë autogol, 1:1. 

Lautaro Martinez e pati mundësinë të shënonte për 2:1 për zikaltrit në minutën e 27-të, por dështoi nga penalltia. 

Portieri Ciprian Tatarusano e priti penalltinë e sulmuesit argjentinas.  

Ndeshje e fortë, por sulmuesit nuk u treguan të vyeshëm që të shënojnë në minutat vijues. 

Pas javës së 12-të në Serie A, Napoli kryeson me 32 pikë, sa ka edhe Milani në pozitën, dy skuadra të pamposhtura, me 12 fitore e 2 barazime dhe Interi zë vendin e tretë me 25 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat