Shkupi shfrytëzon pauzën, organizon miqësore

Futboll

Shkupi shfrytëzon pauzën, organizon miqësore

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 11:29
Shkupi shfrytëzon pauzën, organizon miqësore

Në kampionatin e sivjetshëm të Maqedonisë së Veriut është duke spikatur më shumë se të tjerët, ekipi i Shkupit. Këta të fundit kryesojnë kampionatin dhe objektivi i tyre duke parë ecurinë është titulli kampion, ndërsa drejtuesit e klubit po mundohen të bëjnë gjithçka mirë që skuadra të ketë vazhdimësi.

Tashmë që kampionati është ndërprerë si pasojë e angazhimeve të kombëtares, klubi ka menduar të zhvillojë një miqësore luksi ndaj gjigandëve turq të Beshiktash.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më datë 11 nëntor, në stadiumin e Beshiktashit, Vodafone Park.

Një përballje e cila edhe pse thjesht do të luhet për të ruajtur formën fizike të futbollistëve, me siguri mund t’i ndihmojë shumë lojtarët e Shkupit në aspektin e eksperiencës për të vijuar më pas me garën në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat