Kroacia i jep goditje të rëndë Rusisë

Futboll

Kroacia i jep goditje të rëndë Rusisë

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 17:10
Kroacia i jep goditje të rëndë Rusisë

Kroacia bëhet skuadra e 5-të europiane që siguron biletën për në Botërorin Katar 2022, pas Gjermanisë, Danimarkës, Francës e Belgjikës.

Nënkampionët e botës vuajtën shumë në sfidën e fundit të grupit H ndaj Rusisë, që ishte edhe një sfidë direkte për vendin e parë, por në fund ia dolën të festonin pasi triumfuan 1:0 falë një autogoli të Kudryashov në minutën e 81-të. Rusia luante për dy rezultate në këtë sfidë ndërsa Kroacisë i duhej me çdo kusht fitorja për t’u kualifikuar direkt në Katar 2022.

Me një Rusi të vendosur të gjithën në mbrojtje ndeshja e zhvilluar në Split u luajt vetëm në një portë me Kroacinë që tentoi gjatë gjithë kohës për të gjetur avantazhin duke shpërdoruar pa fund me Perishiç,

Brozoviq e Kramariq ndërsa për të ngritur në festë tifozët e pranishëm në stadiumin Polud dhe për të çliruar të gjithë kroatët dhe trajnerin Zlatko Daliq mendoi një rus, pikërisht Kudryashov që devijoi në portën e tij një krosim në minutën e 81-të, duke u dhënë avantazhin kroatëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat