Algjeria akuzon kundërshtarët

Futboll

Algjeria akuzon kundërshtarët

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 11:26
Algjeria akuzon kundërshtarët

Algjeria akuzon kundërshtarët se i kanë bërë magji të zezë në fushë, marrin ekzorcit për të hequr mallkimin.

Kualifikueset afrikane për Kupën e Botës sjellin çudira të vështira për tu besuar për realitetin europian.

Algjeria ka luajtur ndeshjen e fundit në grup kundër Burkinia Fasos, ku pas barazimit 2-2 ka siguruar nëpërmjet vendit të parë një vend për në “play off“.

Por ky takim ka nisur me akuza nga ana e Kombëtares algjeriane. Lojtarët e Burkinia Fasos kanë pasur frikën e ndonjë sulmi apo komploti përpada duelit dhe kanë vendosur të ndërrohen në fushë dhe jo në dhomat e zhveshjes.

Kjo më pas ka sjellë edhe akuzën nga ana e palës algjeriane, e cila pretendoi se Burkinia Faso ka bërë magji të zezë në fushën e tyre. Për të siguruar që ndeshja të mos ndikohej nga magjia e zezë, në ndihmë ka ardhur një ekzorcist, i cili është marrë për të prishur mallkimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat