Dorëhiqet kryesia e KF Drenicës

Futboll

Dorëhiqet kryesia e KF Drenicës

Nga: K.G. Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 20:32
Dorëhiqet kryesia e KF Drenicës

Drenica nga Skenderaj mbetet pa kryesia!

Mustaf Bajraktari ka bërë të ditur dorëheqjen nga klubi, që javët e fundit kalonte në një situatë aspak të mirë financiare.

Drenica aktualisht renditet në vend të katërt me 20 pikë në elitën e futbollit të Kosovës.

“Kryesia e klubit sot, pas situatës të krijuar në klub ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i klubit.
Dorëheqja vjen si rrjedhojë e pamundësisë së financimit të klubit dhe pamundësisë për t'i përmbushur obligimet e klubit. 

Që nga sot, klubi është i hapur për të gjithë të interesuarit për të mbeshtetur klubin dhe për të investuar në klub, për të çuar klubin përpara.

Kryesia falendëron Komunën e Skenderajt, bizneset, donatorët, sponsorët, stafin, lojtarët, punëtorët e klubit, tifozët dhe gjithë qytetarët e Skenderajit për mbeshtetjen gjatë kësaj kohe”, njofton  Mustaf Bajraktari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat