Juventusi gjunjëzon Lazion! Hysaj titullar e Muriqi 25 minuta

Futboll

Juventusi gjunjëzon Lazion! Hysaj titullar e Muriqi 25 minuta

Nga: K.Goca Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 19:55
Juventusi gjunjëzon Lazion! Hysaj titullar e Muriqi 25 minuta

Lazio mbetet duarbosh në stadiumin “Olimpico ” në Romë.  

Skuadra nga Roma mposhtet me rezultat 2:0 nga Juventusi, në ndeshjen e javës së 13-të të Serie A.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, paraqitet titullar, ndërsa sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, u aktivizua nga minuta e 65-të. 

Muriqi luajti 25 minutat e fundit por nuk arritën të barazojnë rezultatin.    

Në fund të pjesës së parë (43’) Hysaj ndëshkohet me karton të verdhë.

Futbollisti Leonardo Bonucci në minutën e 23-të, u tregua i saktë nga penalltia, duke kaluar në epërsi me 0:1 Juven. 

Ai u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 83-të.

Lazio dhe Juventusi ndajnë vendin e pestë dhe të gjashtë me nga 21 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat