Kështu dukej Kampionati i Kosovës, Grupi i Ferizajt në vitin 1993-1994

Futboll

Kështu dukej Kampionati i Kosovës, Grupi i Ferizajt në vitin 1993-1994

Nga: Kemajl Goca Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 17:22
Fusha në Tërn

Të rinjtë dhe të rejat pak ose fare nuk kanë njohuri se si kanë ekzistuar ligat në fillim të viteve të 90-ta pas ndarjes nga ish Jugosllavia.

Fillimisht Kampionati i parë i Pavarur i Kosovës, startoi me 20 ekipe (mbeten 19 ekipe), ndërsa në edicionin 1992-1993 ndahen në katër grupe me nga 8 ekipe: Grupi i Prishtinës, Mitrovicës, Gjakovës dhe Ferizajt. Në vitet e mëvonshme ka pasur raste kur ndonjë Grup ka pasur më shumë ekipe. 

Në edicionin 1993-1994, Ferizaj ishte kampion i Grupit të Ferizajt. Ferizaj kishte tubuar 36 pikë, duke lënë pas Kitkën e Hogoshtit me 26. 

Image

Tabela përfundimtare në edicionin 1993-1994

Ferizaj e Kika siguruan play-off-in.

Gjysmëfinalet
Kitka ‑ Flamurtari 0:1
Dukagjini ‑ Feronikeli 3:1

Finalja

Dukagjini ‑ Flamurtari 1:0

Dukagjini është kampion i Kosovës për edicionin 1993-1994.

Grupi i Ferizajt përbëhej nga këto ekipe: Ferizaj, Kitka (Kika) e  Hogoshtit, Drita e Gjilanit, Ulpiana e Lipjanit, Unitedi i Sadovinës, Tefik Çanga nga Tërni, IMK Çeliku i Ferizajt, Lepenci nga Kaçaniku dhe Vjosa e Shtimes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat