Kurteshi largohet nga Istogu

Futboll

Kurteshi largohet nga Istogu

Nga: K.G. Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 19:32
Kurteshi largohet nga Istogu

Futbollisti Egzon Kurteshi largohet nga skuadra e Istogut, e cila garon në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi A.
Kurteshi nuk tregon se ku do të vazhdojë karrierën. 

“Nga sot nuk do te jem me pjese e klubit FC Istogu, pas 2 viteve të shkëlqyeshme u ndamë me marrëveshje të dyanshme. 

Falënderoj Presidentin Faton Bytyqi, shtabin Teknik, bashkëlojtarët, tifozët edhe krejt ata që me kanë mbështet gjatë gjithë kohës sa isha pjesë e Klubit.

Jam mundu edhe mendoj që kam dhënë gjithçka nga vetja për rezultate sa më të mira. Suksese FC Istogut në vazhdim dhe faleminderit për gjithçka”, ka shkruar Kurteshi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat