Pjesën më të mirë si futbollist e kaloi në Kosovë. Fillimisht në Trepçë (1980 – 1983), pastaj kaloi në KF Prishtina (1983-1991).
Është fjala për Mensur Nexhipin, trupshkurtër, por i papërmbajtshëm kundër klubeve serbe, kroate, malazeze, boshnjake, etj.
Me 1 dhjetor të vitit 1985, përveç që shënoi edhe nxori një penallti, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:1 Cërvena Zvezdës së Beogradit.
Shquhej me lëvizje mashtruese e goditje kur më së paku pritej, në një moment e çarti edhe Dragan Xhajiqin si zyrtar, kur ishte në bankë të Zvezdës në ndeshjen në Prishtinë.
Ai mbahet mend edhe si futbollist shkatërrues për shumë ekipe, sidomos ndaj Rijekës dhe Sutjeskës së Nikshiqit.
Të paktën 8 vite ka qenë pjesë e Prishtinës, duke kaluar pjesën më të mirë në kryeqytetin e Kosovës.
Ai sot jeton në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ushtron zejen e trajnerit.