Morata nuk është i kënaqur

Futboll

Morata nuk është i kënaqur

Më: 4 janar 2022 Në ora: 16:36
Morata nuk është i kënaqur

Trajneri Massimiliano Allegri është i vendosur ta mbajë sulmuesin spanjoll, i cili e do transferimin në Barcelonë

Juventusi e ka ndalur transferimin e Alvaro Moratas në Barcelonë.

Sulmuesi spanjoll është i vendosur për t’u rikthyer në atdhe këtë muaj.

Ai dëshiron t’i bashkohet gjigantit katalunas, me të cilin ka arritur marrëveshje personale.

Mirëpo, portali “Goal.com” njofton se “Bianconeri” nuk janë të bindur për ta shitur ose huazuar lojtarin.

Trajneri Massimiliano Allegri ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që ta mbajnë ish-futbollistin e Real Madridit, Chelseat e Atletico Madridit.

Por, nëse ndërkohë Juve e gjen pasuesin e tij, atëherë do ta heq dorë nga përfaqësuesi spanjoll.

Morata nuk është i kënaqur me eksperiencën e tij të dytë në Torino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat