Eto'o e thotë me bindje

Futboll

Eto'o e thotë me bindje

Më: 5 janar 2022 Në ora: 13:03
Eto'o e thotë me bindje

Samuel Et'oo e ka bërë shpesh të ditur qendrimin e tij mbi futbollin dhe lojtarët afrikanë. Ish-sulmuesi i njohur ka dalë gjithnjë në mbrojtje të kontinentit ku ai ka lindur dhe të njëjtën gjë e ka bërë edhe së fundmi.

Në një intervistë për “The Athletic“, kamerunasi është shprehur se afrikanët kanë shumë talent, ndërsa europianët më pak se ta.

Madje shton se fitimi i Kupës së Botës nga një shtet i Afrikës është gjëja më e lehtë për tu bërë.

“Afrikanët kanë shumë talent, europianët pak më pak. Nuk shoh arsye përse një shtet i Afrikës nuk do ta fitojë dot një Kupë Bote. Madje është një nga gjërat më të lehta për t’u bërë. Janë thjesht disa ndeshje”, ka thënë Samuel Eto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat