Nuk bind

Futboll

Nuk bind

Më: 5 janar 2022 Në ora: 17:42
Blaise Matuidi

Blaise Matuidi mund të largohet nga Inter Miami.

Ish-mesfushori i Juventus-it nuk bën më pjesë në planet e klubit dhe aq më pak në skemat e trajnerit Phil Neville, i cili duket se ka ndërmend ta largojë nga skuadra.

Sipas nga Miami Herald, futbollisti francez nuk bën më pjesë as në planet e trajnerit dhe drejtorit sportiv Chris Henderson: të dy synojnë të rinojnë skuadrën. Në këtë kuptim, 34-vjeçari, që nuk ka bindur në asnjë moment deri tani, priet të sakrifikohet, shkruan Telesporti.

Kontrata e tij me klubin e Floridës skadon më 31 dhjetor 2022, por është pothuajse e sigurt se do të largohet para përfundimit të marrëveshjes.

E vështirë të kuptohet se cila mund të jetë e ardhmja e tij.

Matuidi mund të shitet te një skuadër tjerë, ose të ketë një rol tjetër tek Inter Miami. Mediat kanë shkruar edhe për një tërheqje të mundshme nga futbolli.

Gjë që nuk do të bëjë Gonzalo Higuin, një tjetër ish-lojtar juventin, i cili duket shumë i motivuar për sezonin e ri që do të nisë në javët e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat