Milani shfaq dëshirën për mbrojtësin e Totenhem

Futboll

Milani shfaq dëshirën për mbrojtësin e Totenhem

Më: 8 janar 2022 Në ora: 19:17
Milani shfaq dëshirën për mbrojtësin e Totenhem

Skuadra e Milanit po vuan shumë në repartin e prapavijës dhe po mendon të afrojë një mbrojtës në ekip. Emri më i fundit në listën e kuqezinjve është talenti i Totenhem, Tanganga.

Mbrojtësi ka dhënë një paraqitje të mirë në fillim të sezonit, por duket se me Konten nuk po gjen hapësirat që ai kërkon.

Kështu transferimi te Milan do të ishte një favor për 22-vjeçarin, i cili mund të bashkohet me anglezin tjetër në ekip, Fikajo Tomori.

Por Antonio Konte nuk mendon ta largojë kaq lehtë anglezin.

Tekniku italian kërkon një çmim prej 25 milionë eurosh për Tangangën, duke i mbyllur derën Milanit për një huazim të mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat