Nuk është i kënaqur me ofertën për rinovim

Futboll

Nuk është i kënaqur me ofertën për rinovim

Më: 11 janar 2022 Në ora: 14:41
Nuk është i kënaqur me ofertën për rinovim

Ndonëse me 36 vite mbi supe, Luka Modric vijon të jetë një nga pikat më të forta të Realit të Madridit, klub në të cilin luan që prej 2013-ës, kur spanjollët e blenë për shifrën e 40 milionë paundëve nga Tottenham.

Kroati nuk ka ndërmend të tërhiqet, pasi dëshiron që më parë të luajë edhe në Botërorin e Katarit me përfaqësuesen e tij, ndaj ka nisur bisedimet me Realin e Madridit për rinovimin edhe për një tjetër sezon.

Megjithatë oferta e re e Los Blancos është ndjeshëm më e ulët sesa fiton aktualisht kroati, që duket se ka shfaqur pakënaqësi ndaj trajtimit të drejtuesve dhe po mendon largimin nga Madridi në fund të sezonit.

Pavarësisht moshës, adhuruesit e Modriçit janë të shumtë, sidomos në Premier League, ku Pep Guardiola është gati t’i ofrojë një fanellë titullari dhe një pagë të majme, për ta marrë të paktën një sezon në “Etihad Stadium”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat