Laporta i shkon lojtarëve të Barcelonës tek dhoma e zhveshjes

Futboll

Laporta i shkon lojtarëve të Barcelonës tek dhoma e zhveshjes

Më: 13 janar 2022 Në ora: 15:14
Laporta i shkon lojtarëve të Barcelonës tek dhoma e zhveshjes

Barcelona u mposht dje nga Real Madridi në kuadër të gjysmëfinales se Superkupës së Spanjës me rezultati e ngushtë 3:2, pas 120 minutave lojë.

Përkundër rezultatit, ekipi i drejtuar nga Xavi bëri një performancë të mirë duke mos u dorëzuar në asnjë moment.

Një humbje që la një shije të mirë për drejtuesit e klubit, që shpresojnë se kjo skuadër tanimë po merr formë dhe po lufton në çdo ndeshje.

Pas përfundimit të ndeshjes, në dhomat e zhveshjes së Barcelona ka zbritur presidenti i Laporta ku mbajti një fjalim motivues.

“Faleminderit, katalanasit janë krenarë për ekipin e tyre, kjo është rruga dhe jam i sigurt se do ta arrijmë”, tha ndër të tjera Laporta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat