Nazmi Rama, kryetrajner i ri i Vllaznisë

Futboll

Nazmi Rama, kryetrajner i ri i Vllaznisë

Nga: K.G. Më: 13 janar 2022 Në ora: 17:38
Nazmi Rama, kryetrajner i ri i Vllaznisë

Skuadra nga Pozhorani, Vllaznia, emëron kryetrajnerin e ri. Nazmi Rama, merr timonin e kësaj skuadre. 

Ish futbollisti i mirënjohur synon që me Vllazninë të ikin sa më larg pjesë së poshtme në Ligën e Parë të Kosovës, grupi B.

“Sot në ambientin e stadiumit të KF Vllaznia klubi ka arritur marrëveshje me trajnerin Nazmi Rama

Pas një mbledhje të stafit drejtues dhe stafit teknik, u vendos që Nazmi Rama të merrte drejtimin e skuadrës.

Klubi i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër, duke i dëshiruar suksese në arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë”, njofton KF Vllaznia, e cila renditet në vend të nëntë me 13 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat