Marseille e shfrytëzoi maksimalisht superioritetin numerik

Futboll

Marseille e shfrytëzoi maksimalisht superioritetin numerik

Më: 16 janar 2022 Në ora: 23:01
Marseille e shfrytëzoi maksimalisht superioritetin numerik

Olimpique Marseille dhe Lilla kanë ndarë nga një pikë në takimin e javës së 21-të të Ligue 1.

Skuadra e drejtuar nga Sampaoli nuk mundi që të ruante dot hapin e Nice, duke mbetur në vendin e tretë të renditjes pas barazimit 1-1. Marseille u befasua që në fillim të ndeshjes, teksa Sanches shërbeu saktë për Botman, me holandezin që arriti të zhbllokonte shifrat pa u mbushur 15 minuta lojë.

Pavarësisht nisjes fantastike, gjërat u ndërlikuan shumë për të besuarit e Gourvennec, të cilët u tradhtuan nga Andre, i cili pak pasi ishte mbushur gjysmë ore lojë, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Marseille e shfrytëzoi maksimalisht superioritetin numerik, duke vendosur baraspeshën në të 75-ën me Under, i cili arriti që të shënonte pas disa tentativave që nuk patën rezultat. Goli i gjashtë sezonal për 24-vjeçarin, që shmangu humbjen për vendasit. Në sekondat e fundit të ndeshjes, Marseille pati mundësinë për të përmbysur gjithçka, por rrjeta e Grbic mbeti e paprekur.

Marseille mbetet në vendin e tretë me 37 pikë, ndërsa kampionët në fuqi në mesin e tabelës, saktësisht në vendin e 10-të, me vetëm 29 pikë, duke qenë shumë larg pritshmërive e duke mos e përligjur statusin që zotërojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat