Interi me 20 golashënues sezonalë

Futboll

Interi me 20 golashënues sezonalë

Më: 20 janar 2022 Në ora: 14:59
Interi me 20 golashënues sezonalë

Interi me 20 golashënues sezonalë, më shumë se çdo ekip në “top 5” ligat e Evropës!

Me golat e Ranocchia dhe Sensi, shënuar mbrëmjen e djeshme në Kupën e Italisë ndaj Empolit, Interi e ka rritur listën e golashënuesve në 20, më shumë se çdo ekip tjetër në pesë ligat kryesore evropiane, duke marrë parasysh të gjitha garat.

Pra, te zikaltrit shënojnë të gjithë, jo vetëm sulmuesit.

Golat e Lukakut, që iku verën e kaluar te Chelsea, po kompensohen nga shumë lojtarë të tjerë. Meritë kjo e qasjes taktike të trajnerit Inzaghi, por edhe edhe grupit të lojtarëve që ka në dispozicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat