Kërkon 15 milionë euro në sezon

Futboll

Kërkon 15 milionë euro në sezon

Më: 28 janar 2022 Në ora: 15:23
Serge Gnabry

Serge Gnabry është një nga lojtarët që pritej të rinovonte këto ditë me skuadrën e Bajernit.

Anësori i djathtë që luan në Mynih është nga më vlerësuarit në kampionatin gjerman.

Për këtë arsye, drejtuesit e klubit më të titulluar në Gjermani nuk duan të humbasin shërbimet e tij dhe për sezonet e ardhshme.

Por sipas “Sport1”, Gnabri ndryshe nga Koman, i cili pranoi se do të rinovonte, është ende nuk menduar për të ardhmen e tij. Lojtari mësohet t’i ketë kërkuar drejtuesve të skuadrës se kërkon një rrogë vjetore prej 15 milionë eurosh.

Një shifër e lartë kjo për drejtuesit që për momentin nuk i kanë kthyer asnjë përgjigje lojtarit, kontrata e të cilit skadon në 2023-shin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat