Barcelona arrin marrëveshje me Aubameyangun

Futboll

Barcelona arrin marrëveshje me Aubameyangun

Më: 29 janar 2022 Në ora: 17:47
Barcelona arrin marrëveshje me Aubameyangun

Sipas mediave spanjolle, Barcelona ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin, Pierre-Emerick Aubameyang.

Barca raportohet të ketë arritur marrëveshje me lojtarin për kushtet personale.

Por, për ta transferuar lojtarin gabonez, Braca duhet të lirohet nga kartoni i Dembeles, për të ardhmen e francezit që është në dyshim.

Raportohet se Man City dhe Chelsea janë të interesuar për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit 24-vjecar, por si lojtar i lire.

Barcelona refuzon t’ia shkëpusë kontratën në këtë muaj, pasi dëshiron të përfitojë nga largimi i tij.

Francezi ka kontratë të vlefshme me blaugranët deri në qershor.

Thuhet se në momentin e parë që Barca lirohet nga kartoni i Dembele, ata do të kompletojnë transferimin e Aubameyangut, sigurisht, edhe marrëveshja me Arsenalin, që nuk pritet të jetë problematike, pasi që lojtari nuk është në planet e klubit anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat