Bruno i ka përfunduar të gjitha testet mjekësore

Futboll

Bruno i ka përfunduar të gjitha testet mjekësore

Më: 29 janar 2022 Në ora: 19:40
Bruno i ka përfunduar të gjitha testet mjekësore

Gazetari i njohur Fabrizio Romano e ka konfirmuar që skuadra angleze Newcastle do të nënshkruajë me mesfushorin brazilian Bruno Guimaras nga Lyoni.

Të gjitha kontratat dhe marrëveshjet e agjentit dhe lojtarit me klubin janë nënshkruar sot në Belo Horizonte.

Bruno i ka përfunduar të gjitha testet mjekësore në dy seanca, të premten dhe mëngjesin e së shtunës, sa ishte me Kombëtaren e Brazilit.

Në anën tjetër, skuadra e Lyonit do të përfitojë 40 milionë euro nga kjo marrëveshje, dhe tetë milionë euro të tjera në formë të bonuseve, nga Newcastle.

Bruno do të prezantohet së shpejti si transferimi më i ri, ku do të nënshkruajë kontratën e tij të re deri në qershor të vitit 2026 si lojtar i ri i Newcastle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat