Fisnik Asllani, lë hapur derën për Kosovën

Futboll

Fisnik Asllani, lë hapur derën për Kosovën

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 21:41
Fisnik Asllani, lë hapur derën për Kosovën

Fisnik Asllani, lë hapur derën për Kosovën: "Babai im është në kontakt të vazhdueshëm me Fekmi Kongjelin" . Futbollisti Fisnik Asllani që është pjesë e ekipit gjerman Hoffenheim sërish ka potencuar se do të jetë i hapur për Kosovën.

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, i cili ka debutuar këtë edicion në Bundesliga ka thënë se babai tij është në kontakt të vazhdueshëm me Fekmi Kongjelin, përfaqësues i FFK-së për Gjermani. Asllani ka qenë i ftuar te Kosova U-17, por më pas nuk morri ftesë nga Kosova U-19 me çka ka pranuar ftesën e kombëtares Gjermane U-18.

Megjithatë ai len të hapur mundësinë për Dardanët duke potencuar se janë në kontakt me Fekmi Kongjelin, i cili njihet si furnizuesi më i madh i Kosovës me lojtar nga shteti gjerman në të gjitha grupmoshat.

19 vjeçari Asllani, nuk llogaritet të jetë prurja e fundit te Kosova, ngase sipas burimeve tona Fekmi Kongjeli është në kontakt të vazhdueshëm me Elvis Rexhbeçajn dhe shumë lojtar të tjerë në Gjermani të cilët janë potencal i së ardhmes për Kosovën

.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat