Schweinsteiger kujton momentin kur u turpërua nga Mourinho

Futboll

Schweinsteiger kujton momentin kur u turpërua nga Mourinho

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 16:45
Schweinsteiger kujton momentin kur u turpërua nga Mourinho

Bastian Schweinsteiger është kthyer të flasë për sezonin e tij të dytë te Manchester United, gjatë të cilit Jose Mourinho e ka lënë me rezervat e skuadrës.

“Ditën e datëlindjes sime po ndërrohesha në dhomat e zhveshjes, por një person më ka thënë se nuk mund të hyja dhe se duhej të luaja me skuadrën e rezervave”, ka kujtuar ish-mesfushori.

“Kam qenë shumë i trishtuar sepse askush nuk më fliste. Më pas kam folur me Mourinho-n dhe më ka shpjeguar një gjë që unë nuk e kam kuptuar, kishte të bënte me dëmtimin e dytë që kisha pësuar.

“Kisha shumë respekt për të, sigurisht, por nuk arrija ta kuptoja pse nuk e kisha të lejuar të punoja me ekipin e parë. Nuk besonin më se isha një profesionist, por nuk ishte e vërtetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat