Chelsea refuzohet sërish nga mbrojtësi

Futboll

Chelsea refuzohet sërish nga mbrojtësi

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 19:28
Chelsea refuzohet sërish nga mbrojtësi

Antonio Rudiger nuk bindet kollaj për të nënshkruar kontratën e re me Chelsean. Blutë e Londrës kërkojnë të mos e humbasin mbrojtësin gjerman duke qenë se tashmë lojtari është futur në pesë muajt e fundit të kontratës me anglezët.

Në këtë formë, klubi ka menduar t’i ofrojë një dyfishim të pagës aktuale dhe nga 100.000 paund në javë, Rudiger mund të përfitonte 200.000.

Mirëpo, 28-vjeçari ndryshe nga sa mendohej e ka “hedhur poshtë” këtë ofertë dhe në këtë formë mbetet një opsion shumë i mirë për merkaton e verës, ku një nga klubet më të interesuar për shërbimet e Rudiger është Real Madrid.

Sipas mediave britanike, madrilenët kanë nisur kontaktet e para me mbrojtësin dhe mund të jenë ata që fshihen pas refuzimit të Rudiger për të rinovuar. Megjithatë, Chelsea ende nuk është dorëzuar dhe në ditët e ardhshme mund të ketë një tjetër propozim për Rudiger.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat