Sacchi: Diferenca mes Interit dhe Milanit ishte e madhe

Futboll

Sacchi: Diferenca mes Interit dhe Milanit ishte e madhe

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 11:52
Sacchi: Diferenca mes Interit dhe Milanit ishte e madhe

Ish-trajneri i madh i Milanit, Arrigo Sacchi, ka analizuar “derbin e Madoninës”, ku kuqezinjtë triumfuan me përmbysje ndaj Interit me rezultatin 1-2 falë dopietës së Olivier Zhirusë.

Saki me anë të një prononcimi me të përditshmen sportive italiane “La Gazzetta dello Sport” ka deklaruar se diferenca mes dy skuadrave ishin të mëdha, zikaltërit humbën shumë raste për gol, ndërsa kuqezinjtë e Stefano Piolit nuk ishin të koordinuar në reparte:

“Diferenca mes Interit dhe Milanit ishte e madhe, futbollistët e Inzagit humbën shumë raste për gol. Milani nuk ishte i koordinuar, kishte shumë distancë midis reparteve.

Interi bëri si të gjitha skuadrat italiane, pasi kishin avantazhin, në vend që të kërkonin golin e ‘KO’, u kujdesën të menaxhonin lojën dhe ngadalësuan ritmin.”, përfundoi Sacchi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat